Filloi java e kulturës Japoneze në Kosovë

7 Nëntor, 2019 - 9:09 am

Me rastin e shënimit të 10 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Kosovës në Prishtinë nga sot deri më 10 nëntor organizohet Java e Kulturës Japoneze në Kosovë.

Duke e hapur këtë manifestim ambasadori i Japonisë në Austri Kiyoshi Koinuma, i cili është edhe ambasador jo rezident edhe në Kosovë theksoi raportet shumë të mira të dy vendeve dhe nënvizoi rëndësinë e vendimit për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Kosovë.

Ai vlerësoi lartë vizitën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Japoni dhe takimet dhe bisedat e frytshme me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe.

Duke folur për Javën e Kulturës Japoneze në Kosovë ambasadori  Koinuma tha se duke prezantuar Japoninë tek njerëzit e Kosovës ne duam te prezantojmë kulturën japoneze  dhe sonte është një koncert fantastik nga dy artistë japonez.

“ Vitin tjetër vizione Japoninë në verë kur ne do të organizojmë Lojnat Olimpike 2020 në Tokio në të cilën do të merr pjesë edhe ekipi i xhudistëve nga Kosova dhe e arta Majlinda Kelmendi”, tha ai.

Ambasadori i Japonisë shprehu falënderim të veçantë për Japan Tabacco International (JTI) të cilët janë duke bërë biznes në këtë shtet për një kohë të gjatë dhe është duke mbështetur edhe këtë eveniment.

Organizator të Javës së Kulturës Japoneze në Kosovë janë  Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez me mbështetjen e Japan Tobacco International (JTI).

Te gjitha ngjarjet mbahen ne Kinemanë Armata dhe hyrja në to është falas.

Natën e parë dhe më 7 nëntor mbahen koncerte të muzikës japoneze nga znj. Sumie Kaneko, përformuese e instrumenteve japoneze Koto dhe Shamisen me qendër në New York, dhe z. Takuya Taniguchi, baterist Taiko me qendër në Mynih.

Të dy muzikantët janë jo vetëm mjeshtër të instrumenteve të tyre tradicionale japoneze, por gjithashtu pionierë në përdorimin e tyre në muzikën bashkëkohore dhe eksperimentale.

Përveç koncertit, katër filma japonezë të publikuar në Japoni në vitet 2017–2018 do të shfaqen çdo natë gjatë evenimentit në Kinemanë Armata. / KultPlus.com

Të ngjajshme