7 Maj, 2020 - 9:12 am
Mijëra maturantë nga e gjithë Kosova, edhe sivjet e nisën rrugëtimin e tyre në Shkollën Përgatitore të Testit të Maturës të organizuar nga Kolegji AAB, që ka për qëllim përgatitjen e tyre sa më të mirë për Testin Kombëtar të Maturës, që pritet të mbahet gjatë muajit qershor.
Ndonëse, për herë të parë online, situata e krijuar nga pandemia globale COVID-19, nuk e ka penguar Kolegjin AAB që të zhvillojë këtë projekt i cili padiskutueshëm ka qenë një nga programet më të rëndësishme për maturantë, tash e 12 vjet. Janë dhjetëra mijëra maturantë që përgjatë këtyre viteve kanë ndjekur Shkollën Përgatitore të Testit të Maturës, dhe padyshim pjesëmarrja e tyre ka rezultuar me sukses domethënës në Testin Kombëtar.
Kolegji AAB ishte i pari që arriti të lansojë ligjëratat nga distanca për studentët e tij gjatë periudhës së vetizolimit, të zhvillojë suksesshëm afatin e provimeve të prillit nga distanca, përmes platformave origjinale të dizajnuara nga shërbimet digjitale të saj, dhe tani është i pari institucion që suksesshëm e nisi edhe një projekt tjetër për studentët e ardhshëm.
Në hapje të programit të sivjetmë të Shkollës Përgatitore për Testin e Maturës, mësimdhënësit e angazhuar në këtë projekt, të përzgjedhur nga më të mirët e shkollave të mesme të Kosovës, njoftuan maturantët me programin që do të realizohet gjatë periudhës së zhvillimit të kurseve përgatitore.
Do theksuar se Kolegji AAB për zhvillimin e kurseve përgatitore, ka arritur të krijojë edhe komunitetin më të madh të maturantëve online ku mijëra maturantë nga i gjithë vendi, do të vijojnë këtë program përgatitor.
Kurset ofrohen falas, ndërsa edhe maturantët të cilët mund të kenë qenë të painformuar deri tani, mund të bëhen pjesë e grupit.
Risia tjetër që sjell Kolegji AAB për maturantët e gjeneratës 2019/20, është se krahas Shkollës Përgatitore për Testin e Maturës, gjatë javës do të lansojë edhe platformën për testimin e njohurive të arritura, ku secili maturant do të ketë mundësinë të sprovojë veten dhe të fokusohet në temat të cilat ka nevojë t’ i zotërojë më mirë.
(Shkrim i sponsorisuar nga AAB)