17 Gusht, 2023 - 4:00 pm
Ka filluar realizimi i projektit “Promovimi i Turizmit në Rajonin e Mitrovicës” – Visit Mitrovica
Projekti “Promovimi i Turizmit në Rajonin e Mitrovicës” ka për qëllim promovimin e turizmit në rajonin e Mitrovicës përmes promovimit të ofertës dhe produkteve promovuese turistike dhe brendimin e ofertës turistike me emrin “Visit Mitrovica”, ku synohet promovimi i pakove turistike për të tërhequr një numër sa më të madh vizitorësh në rajonin e Mitrovicës. Këta vizitorë do të njihen me trashëgiminë kulturore dhe natyrore të këtij rajoni, si dhe me atraksionet turistike në zonën e Shalës së Bajgores.
Në kuadër të këtij projekti, Mitrovica Guide do të krijojë një video promovuese për qytetin e Mitrovicës me titullin “Visit Mitrovica”. Një përbërës tjetër i projektit përfshin një analizë të situatës aktuale të turizmit në rajonin e Mitrovicës dhe përpjekjet për të identifikuar zona të reja arkeologjike në zonën e Shalës së Bajgorës.
“Udhërrëfyesi i Mitrovicës” do të ofrojë informacione të hollësishme për historinë e qytetit, kulturën, atraksionet turistike, muzetë, galeritë, monumentet, si dhe informacione të tjera të rëndësishme, opsionet e transportit dhe akomodimit për vizitorët. Kjo nismë do të ndihmojë në stimulimin e ekonomisë lokale në rajonin e Mitrovicës.
“Mitrovica Guide” edhe përmes këtij projekti do të vazhdoj të rris nivelin e promovimit të trashigimisë kulturore, promovimin e potencialeve për turizëm si dhe promovimin e diversitetit kulturor në rajonin e Mitrovicës me qëllim të përmisimit të imazhit të Mitrovicës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ky projekt eshte perkrahur nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane, Komuna e Mitrovicës./KultPlus.com