Filmi ‘Barbie’ shkakton polemika edhe në Filipine

13 Korrik, 2023 - 6:06 pm

Autoritetet filipinase kanë kërkuar që një hartë që tregon pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Jugore të mjegullohet në filmin e ri “Barbie”.

Filmi ishte i ndaluar më parë në Vietnam sepse një skenë dyshohet se shfaqte një hartë me “nëntë pika” të diskutueshme, të cilat autoritetet vietnameze e përshkruan si “fyese”.

Harta e diskutueshme mund të shihet në momentin kur Barbie (Margot Robbie), në një moment krize ekzistenciale, vjen tek një Barbi tjetër (Kate McKinnon) për t’u konsultuar me të për hapat e saj të ardhshëm. Në shtëpinë e saj shikuesit shohin një hartë të botës që duket sikur një fëmijë e ka vizatuar me shkumësa, ndërsa në “Azi”, përgjatë bregut ku supozohet të jetë Kina, mund të shihni një sërë vijash të thyera në det.

Censorët vietnamezë e interpretuan atë linjë si një provokim politik, sepse në mënyrë të ngjashme Kina shënoi në mënyrë të njëanshme territorin e saj në Detin e Kinës Jugore, i cili ende kontestohet nga shumë vende fqinje.

Megjithatë, Bordi Kombëtar i Vlerësimit dhe Klasifikimit të Filmit të Filipineve nuk e pa në të njëjtën mënyrë, duke thënë se “udhëtimi imagjinar i Barbie nga Barbieland në botën reale është vetëm një pjesë integrale e historisë”, raporton BBC.

Komiteti shton se Filipinet, Malajzia dhe Indonezia nuk janë të dukshme në hartë.

“Kjo është krejtësisht e ndryshme nga hartat që shihen në filmat e ndaluar “Abominable” dhe “Uncharted “, thuhet në deklaratë./abcnews.al/KultPlus.com

Të ngjajshme