Filmi i “Woodstock” do të shfaqet në kinema vetëm për një natë

23 Korrik, 2019 - 2:00 pm

Derisa përpjekjet për ta sjellë në skenë 50-vjetorin e Woodstockut muajin e ardhshëm kanë hasur në një pengesë të madhe, ata të cilët kanë mbetur të magjepsur nga festivali origjinal i vitit 1969 do të mundë ta ripërjetojnë atë kur “Woodstock: The Director Cut” të mbërrijë në kinema në të gjithë SHBA-në për një natë të vetme, më 15 Gusht, në ora 19:00 sipas kohës lokale.

Versionit të pa shkurtuar prej 44 minutash, të bërë në vitin 1994, i janë shtuar edhe 40 minuta më shumë dhe ai përfshinë këngë nga Jimi Hendrix, Janis Joplin dhe Jefferson Airplane të cilët mbetën jashtë origjinalit, si dhe një sekuencë përmbyllëse që i përkujton të famshmit e viteve të ’60 të cilët kanë vdekur. Filmi do të shfaqet me një interval të shkurtër që do të zhvillohet në dy orë e tetë minuta në film.

“Si dokumentar ashtu edhe si një fenomen i pop-kulturës, Woodstocku është një moment historik, një moment i rëndësishëm i kapur përgjithmonë, duke e dëshmuar fuqinë e qëndrueshme të kinemasë”, tha Ray Nutt nga Fathom Events në një njoftim për shtyp. “Pesëdhjetë vjet më vonë, nuk ka pasur kurrë diçka të tillë, qoftë si një festival muzikor apo si ndonjë film, dhe Fathom Events është krenar që do të jetë pjesë e përvjetorit të Woodstockut”.

Fillimisht i publikuar në mars të vitit 1970, në dokumentarin e koncertit me regji të Michael Wadleigh janë paraqitur performancat kryesore nga shumë interpretues të festivalit të fundjavës – duke përfshirë The Who, Santana, Sly & the Family Stone, Joe Cocker dhe Richie Havens – dhe intervista me vizitorët e koncertit dhe vendasit. Dokumentari e fitoi Oscarin për Dokumentarin më të Mirë dhe u nominua për Editimin më të mirë filmik dhe për Zërimin më të mirë, edhe pse humbi nga filmi Patton në të dy kategoritë. /KultPlus.com

Të ngjajshme