Finalizohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë

3 Maj, 2024 - 7:40 pm

Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë.

Lajmin për media e ka bërë të ditur Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu në një postim në Facebook.

“Grupi Punues i zgjedhur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tashmë ka përfunduar hartimin e Doracakut për Dhënien e Provimit për kategoritë A, B, C1, C dhe D dhe tashmë doracakun zyrtar mund ta gjeni në faqën zyrtare të Ministrisë: https://mmphi.rks-gov.net/Document/Documents?type=49”.

Doracaku për të gjitha kategoritë e patentës së shoferit është hartuar duke marrë parasysh nevojën për përgatitje të duhur të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë. Rrjedhimisht kandidatët mund të përgatiten më lehtë për provimin e patentës së shoferit për kategoritë për të cilat aplikojnë.

Të ngjajshme