5 Korrik, 2023 - 4:30 pm
“Sisu” është një koncept dhe mënyrë jetese që është gërshetuar në kulturën finlandeze për më shumë se 500 vjet.
Nuk ka përkthim të saktë të këtij koncepti, por përqendrohet te vendosmëria dhe guximi. Ka të bëjë me aftësinë për të ecur përpara përballë fatkeqësive dhe gjasave pothuajse të pamundura.
Për gjashtë vite me radhë, Finlanda është renditur në vendin e parë si vendi më i lumtur në botë. ‘Sisu’ luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien dhe aftësinë e njerëzve që jetojnë në Finlandë për të mbajtur një mentalitet kaq pozitiv dhe elastik.
Por, si ta ndiqni edhe ju këtë concept në jetën tuaj? Ja çfarë sugjeron një eksperte e psikologjisë, E. Elisabet Lahti.
1. Gjeni një qëllim përtej vetes.
Sipas hulumtimit nga psikologia Angela Duckworth, ne mund të rezistojmë shumë më tepër kur punojmë drejt diçkaje që kontribuon në botën përtej nesh.
Kur merrni përsipër një sfidë të re ose keni nevojë për forcë për të vazhduar, gjeni një qëllim më të madh për t’u lidhur. Mund të jetë familja ose miqtë tuaj, ose dikush që ju frymëzon, ose një kauzë që mund ta keni përzemër.
2. Rritja e elasticitetit nëpërmjet trajnimit.
Praktika dhe përgatitja e bën më të lehtë shfrytëzimin e ‘Sisu-së’ sonë të brendshme. Studimet tregojnë se trupat tanë kanë rezerva të fshehura nga të cilat natyrshëm shfrytëzohen kur kemi më shumë nevojë për to. Pra, sa më shumë e sfidojmë veten, aq më shumë marrim zakone që forcojnë elasticitetin tonë.
3. Jini të butë me veten dhe lidhuni me natyrën.
Mund të mendoni se për të qenë i suksesshëm, duhej të jesh i ashpër me veten. Por ka një kufi se sa larg mund të shkoni nëse nuk e balanconi ashpërsinë me dhembshurinë.
Në Finlandë, ecja në natyrë është një pjesë thelbësore e kulturës që ndihmon finlandezët të gjejmë një qetësi të brendshme dhe një ndjenjë lumturie që u shërben në kohë të vështira.