Finlandezët me kërcime solidarizuese për kryeministren Marin

21 Gusht, 2022 - 1:58 pm

”Solidaritet me Sannan” është mbishkrimi që shoqëron videot që shumë finlandezë kanë bërë dy ditët e fundit në Twitter.

Qytetarë të shumtë po filmojnë veten, ndërsa kërcejnë dhe argëtohen në festa me miqtë e tyre duke treguar kështu solidaritetin me kryeministren, Sanna Marin.

Liderja 36-vjeçare e Finlandës është në fakt në qendër të një stuhie mediatike pas dy videove që u shfaqën ditët e fundit.

Te e para ajo këndon dhe kërcen në një festë me miqtë dhe te e dyta duket me një burrë në një klub të njohur në Helsinki.

Nëse opozita kritikon kryeministren, shumë njerëz në vend të kësaj e morën në mbrojtje  atë dhe të drejtën e saj për t’u argëtuar.

Eksperti i sigurisë kibernetike Petteri Jarvinen, i cituar nga gazeta ”Iltalehti” evokoi mundësinë që rusët kanë hakuar telefonin e dikujt që është pjesë e rrethit të ngushtë të kryeministres finlandeze.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin deklaroi dje se i ishte nënshtruar testit të drogës, mes kritikave në rritje pas shfaqjes së një videoje në të cilën ajo ishte duke kërcyer në një festë.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam marrë drogë. Unë me të vërtetë dëshiroj që njerëzit të mos i pretendojnë këto gjëra pa prova”, tha Marin.

Rezultati i analizës së drogës pritet pas një jave.

Kryeministrja finlandeze, Marin nuk ka deklaruar ende saktësisht se kur është zhvilluar  festa./ KultPlus.com

Të ngjajshme