Fiona Kuka, vajza e Driton Kukës e 5-ta në Kupën Evropiane U18

4 Mars, 2024 - 1:58 pm

Fiona Kuka, vajza e Driton Kukës, njërit prej trajnerëve më të mirë të xhudos në botë, këtë fundjavë u rendit e pesta në kategorinë deri 57 kg, në Kupën Evropiane të xhudos për kadetë të mbajtur në Antalya të Turqisë. 

Driton Kuka, babi e trajneri i saj është shprehur se Fiona e ka potencialin për suksese serioze duke bërë të ditur se gara ishte shumë e fortë ku morën pjesë 19 shtete me ekipe Nacionale.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës:

“Për një ditë të mirë …
Fiona Kuka e 5 në Kupën Evropiane U18
Ju afrua medaljes …
Të jesh trener dhe prind e vështirë shumë së paku përvoja ime deri tash.|
Fiona stërvit çdo ditë tash e shumë vite,deri dje se kam menduar që do filloj karrieren seriozisht,por prej dje po mendoj që e ka potencialin për suksese serioze.
Kupa Evropiane ishte gara e parë e saj zyrtare dhe shënoj 3 fitore ju afrua medaljes por pak përvoj i mungoj që të stoliset me medalje.
Gara ishte shumë e fortë morën pjesë 19 shtete me ekipe Nacionale.
Në Antalya Kosova mori pjesë me shumë garues e u shquan Sidorela Dodaj dhe Enise Zijade që poashtu u plasuan në vendet e 5.
Garuesit tjerë duhet ende të punojnë por në përgjithësi ishin në nivel.
Këta garues po rriten dhe po stërviten çdo ditë me Majlinden si trenere dhe të gjithë punojnë stërvitjen e
parë në ora 6 të mëngjesit.
Po kaliten,po e mësojnë disiplinen dhe po rriten për të ecur tutje drejt majave Botërore e Olimpike”, ka shkruar Kuka. / KultPlus.com

Të ngjajshme