18 Dhjetor, 2024 - 3:00 pm
U nënshkrua sot në Bruksel, Dokumenti i Partneritetit me Bashkimin Europian, mes Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, në praninë e Kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Rama e cilëson këtë si një marrëveshje të rëndësishme pre të mbështetur Forcat e Armatosura të Shqipërisë, çka pohohet dhe nga Kallas, e cila e sheh këtë dokument si tregues të qartë të investimeve në sigurinë tonë të përbashkët./ KultPlus.com