23 Tetor, 2020 - 10:04 pm
Fjalimet e shkruara me dorë nga Adolf Hitler u shitën të premten në një ankand në Mynih, megjithë vërejtjet e grupeve hebraike se kjo mund të inkurajojë neo-nazistët.
Shtëpia e ankandeve Hermann Historica deklaroi në shpjegimin e shitjes së dorëshkrimeve të Hitlerit se ato datoheshin të gjitha para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, se kanë rëndësi historike dhe se duhet të ruhen në një muze.
Të gjitha dokumentet ju shitën blerësve anonimë me një çmim dukshëm më të lartë se ai fillestar, raporton AP, transmeton KultPlus.
Dorëshkrimi me nëntë faqe, në të cilin Hitleri paraqiti teza për fjalimin e tij për ushtarët e rinj në Berlin në 1939, tetë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, arriti një çmim maksimal prej 34,000 euro. / KultPlus.com