19 Nëntor, 2019 - 4:30 pm
Mario Dedivanovic njëri prej grimerëve më të suksesshëm shqiptarë, i cili tash e një kohë punon me yje të famshme botërore, përfshirë edhe superyllin televiziv, Kim Kardashian.
Mario ka fituar çmimin “American Influencer Awards” dhe ishte pikërisht Kim Kardashian , ajo e cila ia dorëzoi çmimin në skenë, pasi 37-vjeçari u ngjit i emocionuar dhe jo më kot.
Mes emocionesh e lotësh, grimieri ka bërë thirrje për shqiptarët, që të hapin sytë e zemrën, pasi sipas tij shumë fëmijë në botë rriten mes frikës, dhimbjesh e mendimesh për vetëvrasje, vetëm nga ankthi se familjarët nuk do t’i pranojnë duke qenë ndryshe.
“Ne nuk jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay”, tha Mario mes lotësh, që nga publiku u prit me shumë respekt.
“Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë”, tha tutje Mario, ku menjëherë shihet t’i afrohet Kardashian. Koha.net / KultPlus.com