29 Korrik, 2020 - 5:16 pm
Fjolla dhe Meriton Rraci do të shfaqen në ekranet e Times Square për t’i treguar dhe njëherë botës lidhjen, dashurinë dhe përkushtimin që posedon Fjolla për Meritonin. Përmes këtyre fotove do të dëshmohet se kush është Meritoni, e kush është Fjolla falë tij.
Me 12 shtator në ekranet e njërit prej shesheve më të mëdhaja të New York-ut, Time Square do të shfaqen një numër i madh i fotove të personave me sindromën Down duke punuar, luajtur, mësuar apo pranë më të dashurve të tyre, kjo si pjesë e video prezantimit të “National Down Syndrome Society”. Si pjesë e këtij video prezentimi do të jetë edhe Kosova, për të dytin vit me rradhë. Meriton Rraci do të shfaqet në fotografi krah për krah me Fjollën. Ajo tregon se është një ndjesi e papërshkrueshme fakti që foto të tilla do të shfaqen për të dytin vit radhazi.
Fjolla thekson faktin që për të është shumë e rëndësishme që njerëzit të vëtëdijësohen dhe t’i pranojnë në shoqëri personat me sindromën Doën. “Për mua është shumë e rëndësishme që të flitet sa më shumë për personat me nevoja të veçanta së në momentin që flitet athere ne mësojmë , vetdijesohemi dhe i pranojmë në shoqëri”, ka thënë ajo për KultPlus. Fjolla nuk lë pa pëmrendur faktin që Meritoni është i pavarur dhe pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë. Sipas saj kur njerëzit sot do të flasin për Meriton Rracin do flasin dhe për sindromën Down.
Vitin e kaluar në mesin e 100 fotove më të mira në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down ishte përzgjedhur edhe fotoja e pesë vjeçarit Ben Godeni, pas aplikimit që kishte bërë ish-kujdestarja e tij Fjolla Rraci e cila tash e sa kohë është zhvendosur në SHBA. Në dy fotografitë e paraqitura në ekranin gjigant të Times Square, ishte shfaqur Beni së bashku me Fjolla Rracin. Çdo vit ‘National Down Syndrome Society’ ia kujton botës në mënyrën më madhore të mundshme se personat me sindromën Doën janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duke shfaqur imazhet e tyre në Time Square. Folla Rraci gjithashtu ka shtuar se sot nga gëzimi veç krahët i mungojnë që të fluturoj. /KultPlus.com