26 Shtator, 2020 - 11:52 pm
15 flluska plastike janë vendosur anash një restoranti francez në Manhattan të New Yorkut.
“Flluskat” po mbrojnë myshterinjtë nga përhapja e koronavirusit dhe po shërbejnë si strehë ndaj ftohtit dhe shiut.
Pronari i restorantit, të cilin e bleu para 15 vjetësh, gjeti flluskat në internet, kur po tentonte të gjente një mënyrë për mbijetesën e biznesit të tij.
Secila kushton nga 400 dollarë, por pronari Alain thotë se janë investim i mirë.
Si krejt restorantet e New Yorkut, edhe “Cafe Du Soleil” u godit rëndë nga izolimi i madh i shtetit.
Puna në ambientet e jashtme ka shpëtuar restorantin, mirëpo Alain thotë se kjo nuk është e mjaftueshme për mbijetesë./ KultPlus.com