7 Prill, 2020 - 5:25 pm
Flo Meiler ka nisur të ushtrojë në kërcim me purtekë në moshën 65-vjeçare.
Meiler, tani 85-vjeçare, dëshmon çdo ditë që mosha nuk është barrierë, raporton Olympic Channel.
Ajo tashmë është njëra prej atleteve më të dekoruara në histori, sa i takon garave të veteranëve. Por Meiler synon rekorde tjera botërore në “National Senior Games” një ngjarje që organizohet në SHBA për personat mbi 50 vjeç. Në këtë ngjarje sportistët ndahen në bazë të moshës.
“Nuk mund të besojë që jam 85-vjeçare. Vërtetë nuk mund të besojë”, ka thënë Flo Meiler, që mbanë tetë rekorde të ndryshme të ngjarjes “National Senior Games”.
“Mbani trupin tuaj dhe mendjen tuaj aktive. Nëse bëni këtë do të shikoni botën në mënyrë tjetër”, thotë Meiler, që garon në disiplina të ndryshme të atletikës.
Vjet ajo vendosi rekord të ngjarjes në kërcim së larti. Rekordi i kaluar ishte 90 centimetra, ndërsa ajo vendosi rekord me kërcim prej 91 centimetrave. Tentoi për të vendosur rekord prej 93 centimetra, por nuk ia doli. Ajo garoi në grupmoshën 70 – 89.
Vitin e kaluar ajo garoi në lojërat botërore për veteranë, ndërsa fitoi pesë medalje të arta e dy të argjendta. Në atë ngjarje ishte pjesë e ekipit që theu rekordin në vrapimin me stafetë, 4 x 200 metra, në grumposhën e 80-vjeçareve. Rekorde tjera synohen prej saj. Koha.net / KultPlus.com