23 Nëntor, 2019 - 5:32 pm
KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.
Flora Durmishi është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.
KultPlus, deri më 12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel.
Flora Durmishi- Gazetare/redaktore në Radio Kosovë – Kosovë
Në vitin 1999, fillon punën në Radio Blue Sky, sot Radio Kosova 2. Është ndër gazetaret e para dhe autore e emisioneve të para në këtë radio. Aty gjeti veten shpejt duke krijuar emër dhe identitet në këtë profil gazetarie. Është autore e shumë reportazheve, emisioneve të drejtëpërdrejta, debateve e intervistave me njerëzit e kulturës dhe te artit, por edhe të politikës. Shquhet sidomos për realizimin e radiodokumentarëve.
Flora Durmishi është autore e emisionit të parë pas luftës që i kushtohet gruas. Ajo është luftëtare e paepur për barazinë dhe dinjitetin e gruas shqiptare . Për punën e saj është shpërblyer disa herë. Vecojmë: “Femra më e sukseshme në media” (2007), “Gruaja e Vitit” (2012) “Mbretëresha Teutë” (2013).
Nëse s’mund të fluturosh, vrapo, nëse s’mund të vraposh, ec, nëse nuk ecën, zvarritu, por si do që të jetë, vazhdo të ecësh përpara (Martin Luther King)./KultPlus.com