3 Gusht, 2020 - 10:57 pm
Eksperti i sigurisë kibernetike, Florian Kunushevci, është renditur në listën e personave të cilët identifikuan rreziqet në sistemin e sigurisë të mediumit global BBC.
Programi VDP, ka për qëllim të identifikojë dobësitë e organizatës për sa i përket sigurisë kibernetike dhe ndihmon në korrigjimin e problemeve para se ato të shfrytëzohen nga pala e hakerëve, ndërkaq kosovari ishte njëri ndër personat që identifikoi një problem tek rrjeti britanik BBC.
Lajmi u bë i ditur nga Kunushevci, përmes një njoftimi në Facebook.