6 Korrik, 2019 - 4:42 pm
Qëllimi i programit është të rrisë numrin e eksperteve kosovare në fusha prioritare për ekonominë kosovare siq janë teknologjia e turbinave të ajrit, menaxhimi i termnocentraleve, rryma e ripërtërishme, eficenca energjetike dhe të tjera.
Sot në prani të Kongresmenit amerikan Eliot Engel, Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) në një ceremoni të veçantë, ndau 28 bursa shkollimi nga programi i bursave “Gratë në Energji”.
Ky program i dedikohet grave kosovare të interesuara në studime që ndërlidhen me sektorin e energjisë
Bursat e ndara për 28 gratë studente arrijnë vlerën e mbi 1 milionë dollarë dhe janë të financuara nga Qeverisa Amerikane nëpërmjet Korpoatës së Sfidave të Mijëvjecarit – MCC dhe implementuar nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK).
Qëllimi i programit është të rrisë numrin e eksperteve kosovare në fusha prioritare për ekonominë kosovare siq janë teknologjia e turbinave të ajrit, menaxhimi i termnocentraleve, rryma e ripërtërishme, eficenca energjetike dhe të tjera.
Pas një fushate nacionale për ngritjen e vetëdijes për
fuqizimin e gruas në sektorin e energjisë, të 28 studentet janë përzgjedhur në
një proces aplikimi ku kanë marrë pjesë qindra kandidate, selektuar nga panele
përzgjedhëse të përbëra nga ekipe të kombinuara ekspertësh amerikanë dhe
kosovarë.
Këto studente do të ndjekin studime profesionale dy-vjecare në kolexhin e Des
Moines DMACC, ndërsa gjatë periudhës së studimit do të kenë mundësi të
angazhohen në punë praktike në fushat e përzgjedhura.
Gjatë ceremonisë, Kongresmeni Eliot Engel deklaroi: “Jam shumë i ngazëllyer që sot po e festojmë finalizimin e një program konkret të finansuar nga MCC e që fokusohet në gratë që duan një karrierë në sektorin e energjisë. Fuqizimi i grave është i rëndësisë kritike për ekonominë dhe rritjen ekonomike të Kosovës, e poashtu edhe për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Këto bursa studimore do të japin rezultat aty ku është nevoja më e madhe, në fushën e rëndësishme të energjisë. E uroj përzemërsisht Fondacionin e Mileniumit të Kosovës dhe ekipin lokal për implementimin e këtij projekti të rëndësishëm dhe i uroj edhe 28 bursistet kosovare”.
Në një deklaratë të mëhershme, Sean Cairncross, drejtori ekzekutiv i MCC ka deklaruar: “Programi Gratë në Energji adreson faktorin kryesor që po e ngadalson rritjen ekonomike në Kosovë – mungesën e grave në tregun e punës, sidomos në fushat si energjia”.
Drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK) Petrit Selimi deklaroi: “Programi ‘Gratë në Energji’ ka dy objektiva kryesore, të rrisë ekspertizën profesionale në fushat prioritare që ndërlidhen me sektorin e energjisë në Kosovë por edhe të përmirsojë hendekun e madh që ekziston në sektorin e energjisë, ku 92% të punësuarve janë meshkuj. Ky program synon të krijoj një gjenerate të re lideresh që do të inspirojnë ndryshim në Kosovë”.
Ceremonia e sotme përfshiu edhe shfaqjen e një filmi të shkurtë dokumentar që rrëfen nisjen e rrugëtimit të 28 bursisteve drejt shkollimit dhe ndërtimit të një karriere në fushën e energjisë në Kosovë.
Programi i Bursave Gratë në Energji është pjesë e një programi të gjerë për avansimin e gruas dhe ofrimin e mundësive të barabarta në tregun e punës me fokus në sektorin e energjisë. ‘Gratë në Energji’ implementohet nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe mundësohet nga agjensioni amerikan MCC.