3 Tetor, 2021 - 7:50 pm
Në 72-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, publicistit, përkthyesit, veprimtarit politik, Mid’hat Frashëri, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli për publikun disa dokumente dhe foto që ruhen në AQSH.
Fotografia e Mid’hat Frashërit dhe është certifikata personale dhe pasaporta diplomatike e tij, ruhen në AQSH.
Frashëri lindi më 25 mars 1880, në Janinë. Ishte biri i veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, Abdyl bej Frashërit. Gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij u shqua si patriot i flaktë, politikan i zellshëm, administrator i drejtë, publicist penëmprehtë, botues skrupuloz, bibliofil i papërsëdytshëm. Prej shumë shkrimeve që la pas, shkëpusim dy fjali ende të rëndësishme për shqiptarët sot dhe nesër: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan” (pjesë e promemories së tij dejtuar konferencës së posaçme që parapriu krijimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene) dhe “Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.”
U nda nga jeta më 03.10.1949, në hotelin “Winthrop” të Nju Jorkut dhe u varros në varrezat “Fernchff” të SHBA./atsh/KultPlus.com