Fotografia e famshme e vajzës 2-vjeçare shitet në ankand

23 Shtator, 2021 - 9:28 am

Një vajzë e vogël e cila u bë një sensacion në internet kur një fotografi e saj u bë virale, tash po e shet imazhin e saj origjinal për mijëra dollarë në një ankand.

Chloe Clem, tash 10-vjeç, u bë hit në internet më 2013 kur kishte 2-vjeç pasi nëna e saj e filmoi atë teksa jepte një reagim për udhëtimin surprizë në Disneyland. Fytyra e saj tregonte se ajo nuk pati interesim për këtë udhëtim.

Shprehja e fytyrës së saj që atëherë është bërë imazh i famshëm për këdo në internet që shpreh mosinteresim.

Videoja e saj është shikuar për më shumë se 20 milionë herë. / KultPlus.com

Të ngjajshme