Francisco Goya, klithma që grisi suprinën e gjërave ku shikimi i verbër ngul sytë dhe arsyeja kumton kushtrueshëm

15 Prill, 2022 - 5:02 pm

Francisco José de Goya (30 Mars 1746- 16 Prill 1828) piktor, i fundit i Mjeshtërve të Vjetër dhe i parë i pikturës moderne. Klithma që gris syprinën e gjërave ku shikimi i verbër ngul sytë, kumtimi i nevojës për t’u tejpërtejë në thelb gjërave dhe gjëndjeve, për ta shikuar dhe kumtuar botën, realitetin dhe marrëdhëniet me të, ashtu siç ata janë. Alegoriku më ngjethës i historisë së pikturës.

Francisco Goya ziente nga energjia në dukej e një fshatari; me dell zjarmues dhe temperament flakatar, me muskuj të çeliktë, me fytyrë të errët, e me sy të zhytur thella në gropa të përqarkuara nga vetulla të degëzuara. Ai i binte kitarës dhe vallëzonte bukur. Ishte i shkathët në mbrojtje dhe pëlqente të gjitha lojërat popullore sportive – kryesisht garën tradicionale të demave. Mbi të gjitha, tek Goja dallohej magnetizmi i tij, ishte i mrekullueshëm dhe ambicioz, nuk mbështetej në fraksione politike, prandaj kishte shokë nga të gjitha kategoritë. Ishte energjik dhe kur pikturonte vepronte si një tornado në pëlhurë, sa të lente përshtypje se ndonjë furtunë ia shtynte dorën e tij.

Francisco Goya erdhi për të mbetur në historinë e pikturës një emër i një vepre monumentale. Puna me zjarr, fantazi dhe fuqi shprehëse e vendosin atë në shkulmet më të ndërsyera të kumtimit romantik. Dritëhija, drita kafshuese, terri therës, alegoria ngjethëse, trajtat shprehësi estetike dhe e mundshmja e një shpirti që ngulmon të zgjojë britmat dhe heshtjen duke e kumtuar gjithëkëtë ngulm në tablonë që jepet ethshëm ndryshesash tematike dhe trajtesash. Vjen me një qartësi natyrale duke shfletuar historinë e memorizuar në tablo që zë rend me portretet dhe profilet, për t’u ngurtësuar, ngjeshur dhe garrametur te alegoria, te mëtimi filozofik, te e amshta e historisë, së cilës ai i jep gjithçmos, duke u përpjekur ta ruaj të paprekur dhe rrëfyese. Nga tiparet dalluese të këtij vigani të tablosë veçohet liria dhe kuraja me të cilën ai jetësoi në punët e tij gjithëçfarë përbën ngulmin e një shpirti të paepur, një zemre dhe një zëri që kishte si udhëprijës idealet e larta të dëshmuesit dhe ngadhnjyesit. Edhe pse ishte i detyruar të punonte në një mjedis ku pak e vlerësonin, ai nuk reshti së skalituri me gërma zjarri gjeniun.

Gdhendjet grafike të Goyas janë shpikje teknike, stilistike e tematike, që e bëjnë piktorin e parë modern. Goya kërkon që e vërteta “të shfaqet…e t’u tregohet të tjerëve; përfshirë ata që nuk duan ta shohin…Sepse i verbëri në shpirt ngul sytë në aspektin e jashtëm të gjërave, prandaj këto aspekte të dukshme duhen deformuar e nxjerrë vendit derisa të klithin për atë që përpiqen të thonë!”

Francisco José de Goya (30 Mars 1746- 16 Prill 1828) piktor, i fundit i Mjeshtërve të Vjetër dhe i parë i pikturës moderne. Klithma që gris syprinën e gjërave ku shikimi i verbër ngul sytë, kumtimi i nevojës për t’u tejpërtejë në thelb gjërave dhe gjendjeve, për ta shikuar dhe kumtuar botën, realitetin dhe marrëdhëniet me të ashtu siç ata janë. Alegoriku më ngjethës.

Piktori i shquar spanjoll, Francisco Goya, për nga fatkeqësia e shurdhimit, për nga lufta kundër pushtuesit francez dhe për nga idetë përkrahëse të Revolucionit Francez është binjak me kompozitorin Ludvig van Bethoven. Ai pikturoi kryesisht në pallatin e mbretit spanjoll në Madrid. Në pikturat e tij, Goja merr elemente të artit italian dhe francez, dhe ishte i ndikuar nga piktorët Tiepolo Batista dhe Diego Velaskezi. Pa dyshim që Goja me artin e tij karakteristik është një piktor i jashtëzakonshëm, që tregon edhe përfshirjen në librin e njerëzve më të shquar në botë si dhe shkrimet e ndryshme për jetën dhe veprimtarinë e tij. Piktori e urrente mbretin dhe mbretëreshën, prandaj u bënte piktura të shëmtuara. Ai ishte pjesë e shpirtit të popullit spanjoll që luftonte për liri, njëkohësisht e përkrahte Revolucionin Francez në vitin 1789. Po ky piktor i shurdhër ndikoi tek mjeshtri i shquar i pikturave heroike Eugjen Delakroa si dhe impresionistët e mëvonshëm.

Goya ishte një piktor i kurorës spanjolle dhe një kronist syçelët i historisë. Ai nuk pajtua me realitetin, sikundër guxoi si një spartan të hidhej mes zjarrit dhe flakës së ferrit e së andejmi të ndizte urët e diellit dhe dritës, dritë e cila lëmoi plot pezëm e trishtim çaste kapërcyelli, dritoi plot pasion kurme të ethshme prej afshit dhe dëshirimit, dritë që përpëliti në gërmushjen e shtjellave të tmerrit dhe britmës, zë i cili atë ditë e sot ngjeth kur e dëgjon, makthshëm të përpin kur e shikon. Element armiqësor dhe subjektive në artin e tij, si dhe trajtimi i guximshëm të bojës, tonit dhe thellësisë, dritës dhe cegmës, u bënë elemente dalluese të unikes në krijimtarinë Goya-s, gjithashtu ushqyn uritë e babzitura të artistëve të mëvonshëm, përmendim Manet, Picasso e Francis Bacon.

Edhe pse ka pak dëshmi për legjendat e karakterit rebele Goya-së dhe veprimeve të dhunshme, ai ishte pa dyshim një artist revolucionar. Prodhimi i tij të mëdha dhe të ndryshme të pikturave, vizatimeve, dhe gravura, që kanë të bëjnë gati çdo aspekt të jetës bashkëkohore, pasqyron periudhën e trazirave politike dhe sociale në të cilën ai jetoi.

Të vërtetat ulëritëse të Goyas, janë dëshmimi i patakt i tmerrit dhe vdekjes, të cilat vijnë nga puna në punë përmes një forcë të garrametshme shprehjeje. Terri dhe tmerri, kacafytjet dhe britmat, gjaku dhe kuja e përshkojnë me një ngarkesë të papërballueshme. Ai të ngulet në kurm si dhëmbët e një bishe të egësuar dhe nuk ikin pa të shkulur një copë prej paqes së rrejshme të cilën sekush rreket ta ndërtojë, qoftë edhe përmes përfytyrimesh të vagullta në realitetin që i rrethvjen. Piktura e  Francisco Goya është manifestimi i një zemërate që kërkon gjithnjë gjithëkohjen e vet, edhe pse ajo është tashmë zemra dhe zëri i memuarit të asaj të shkuare që piktori e sendërton me gjakun që e turit e mendjen që e sëmbon.

Duke e konsideruar se piktura s’do të mund të thoshte gjithçka që e shqetësonte, s’do të mund ta ngrinte aq lart zërin e tij kushtrues, ai më 1824 dështi në një përpjekje për të krijuar një qeveri liberale, gjunjëzim që e kishte çuar në persekutimit të përtërirë. Asokohe Goya aplikuar për leje për të shkuar në Francë për arsye shëndetësore. Pasi vizitoi Paris ai u vendos në mërgim vullnetlirë në Bordo, ku ai qëndroi deri në të shuar, përveç një udhëtim të shkurtër në Madrid. Atje, me gjithë vitet e rënda mbi supe dhe ligështinë në shëndet vazhdoi të shënojë përshtypjet e tij në pikturat, vizatimet, dhe teknikë e re e litografi, që ai kishte filluar të përdorë në Spanjë. Pikturat e tij të fundit përfshijnë subjektet e zhanër dhe disa portrete të miqve në mërgim: Don Juan Bautista de Muguiro, Leandro Fernández de Moratín, dhe Don José Pio de Molina, të cilat tregojnë zhvillimin e fundit të stilit drejt një sintezë e formës dhe të karakterit në drejtim të dritë dhe hije, pa skicë apo detaje dhe me një minimum toni koloristik. /Albert Vataj /KultPlus.com

Të ngjajshme