14 Tetor, 2019 - 2:00 pm
Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë. Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje. Shumica e banorëve jetojnë në mërgim.
Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal. Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijes.Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius.
Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës.Banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vite që askush nuk është martuar. / KultPlus.com