15 Korrik, 2020 - 9:38 am
Një njoftim shabllon për vdekjen nënës, i vendosur diku në Prishtinë, po terrorizon qytetarët.
‘Njoftimi’ që në thelb ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për bartjen e maskës mbrojtëse, është pritur tejet keq nga qytetarët.
“Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi.
Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.
Madje shumë nga qytetarët kanë ftuar autoritet ta hetojnë këtë rast. / KultPlus.com