Fustani i nusërisë i Princeshës Diana ekspozohet në Pallatin Kensington

3 Qershor, 2021 - 7:30 pm

Fustani që Princesha e Uellsit, Diana, kishte veshur në ditën e dasmës së saj 40 vjet më parë është ekspozuar të enjten në ish-shtëpinë e saj në Pallatin e Kensingtonit.

Princi William dhe Princi Harry ia huazuan fustanin ekspozitës, e cila fillon një muaj para se Diana do t’i mbushte 60 vjet. Ishte dizajnuar nga David dhe Elizabeth Emanuel për dasmën e korrikut të 1981-s.

Fustani i nusërisë ka një bisht të gjatë prej 7.6 metrash, të cilin ajo e kishte përshkuar nëpër katedralen e Shën Palit.

Organizatorët e ekspozitës “Royal Style in the Making” kanë thënë se fustani është “tani në mesin e më të famshmëve në historinë e martesave”.

Fustani ka dantella antike që fillimisht ishin të Mbretëreshës Mary.

Përveç që ngërthen histori, ishte edhe në përputhje me stilin e viteve ’80, me mëngët e saj të mëdha dhe të fryra.

Në një video që shfaqet në ekspozitë, Elizabeth Emanuel kujton momentin kur kishte telefonuar Dianën për t’u kërkuar asaj dhe bashkëshortit të saj që ajo ta punonte fustanin e nusërisë.

“Ishte një nga ato momentet e çuditshme, kur e dini se jeta juaj do të ndryshojë përgjithmonë”, ka theksuar ajo.

Përveç fustanit të nusërisë së nënës së tyre, Duka i Cambridges dhe Duka i Sussexit gjithashtu i kanë huazuar ekspozitës edhe fustanet e tjera të Princeshës së ndjerë.

Ekspozita, e cila po mbahet në Pallatit Kensington, është hapur të enjten për publikun dhe do të mbahet hapur deri në janar.

Ekspozita gjithashtu përmban një version fillestar të një veshjeje të përfunduar për fustanin e vitit 1937 të veshur nga Mbretëresha Elizabeth për kurorëzimin e mbretit George VI./koha/ KultPlus.com

Image

Të ngjajshme