Futbollisti shqiptar, Xhaka realizon gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

23 Prill, 2022 - 7:00 pm

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka arritur që të realizojë golin e tij të parë këtë sezon me klubin e Arsenalit, shkruan KultPlus.

Këtë gjë, Xhaka e bëri atëherë kur klubi kishte më së shumti nevojë, duke fituar kështu me rezultat 3-1 ndaj Manchester United, e cila ishte rivale direkte në garën për top 4-she.

Goli i Xhakas mund që t’i sigurojë ‘Gunners’ kualifikimin në Ligën e Kampionëve, prandaj edhe është më i veçantë se herave të tjera.

Gjuajtja e fuqishme nga reprezentuesi zviceran ishte e papritshme për De Gea.

“Shumë i lumtur për tre pikët dhe së dyti shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me një gol. Nuk kam shënuar prej kohësh dhe është mirë ta bëja para tifozëve. Por më shumë e rëndësishme ishin tre pikët”.

“Ne filluam mirë, por ishte një ndeshje 50-50 në pjesën e dytë. United po ushtronte presion dhe bëri shumë më mirë, por ne morëm tre pikët. Penalltia e humbur na ndihmoi”.

“Nuk është hera e parë që shënojmë dhe pësojmë menjëherë, e bëmë dy herë kundër Chelseat. Kështu që ne duhet të jemi më të zgjuar dhe të kemi një mentalitet të fortë për pesë minutat pasi shënojmë”, ka thënë  Xhaka pas ndeshjes.

Arsenali është në pozitën e 4-të në tabelë dhe është në rrugë të mirë për të siguruar plasman në garën më të madhe evropiane. /KultPlus.com

Të ngjajshme