19 Prill, 2022 - 10:38 am
Ganimete Shala është kandidatja shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Slloveni.
Përmes një lidhjeje direkte në “Edicionin Special”, ajo tha se është kandidatja e parë shqiptare dhe për këtë fakt ndihet shumë mirë.
“Jam shqiptarja e parë që kandidon për zgjedhjet parlamentare të parlamentit të Republikës së Sllovenisë. Është një ndjenjë shumë e mirë dhe e bukur, sepse për mua është një vlerësim shumë i madh”, tha ajo.
Shala u shpreh se do të punojë që të përforcojë raportet mes Kosovës dhe Sllovenisë.
“Kosova dhe Sllovenia kanë raporte të mira. Unë do të mundohem që të përforcoj raportet, të kenë raporte edhe më të mira. Por, do të mundohem për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Slloveni”, u shpreh ajo.
Tutje, Shala tha se fushata në Slloveni është shumë më e qetë sesa në Kosovë.
“Ne kemi disa premtime që asnjë parti tjetër nuk i ka. Fushata mund të them që është shumë më e qetë sesa në Kosovë, janë tejet të organizuar dhe fillon një muaj para datës së zgjedhjeve”, tha ajo. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com