7 Janar, 2022 - 3:30 pm
Nicole Kidman që sivjet po e synon çmimin e dytë Oscar në karrierë, e poashtu edhe atë BAFTA, e ka për konkurrente edhe aktoren nga Kosova, Yllka Gashin, e cila po vlerësohet lart për rolin në filmin “Zgjoi’.
E fitorja eventuale e kosovares karshi yllit të Hollywoodit, mund të konsiderohet një histori unike meqenëse, 16 vjetë më parë vajza nga Prishtina si ambasadore lokale e Vullnetit të Mirë e Kombeve te Bashkuara ishte angazhuar si shoqëruese e aktores australiane, derisa kjo e fundit po e vizitonte Kosovën në cilësinë e Ambasadores së Vullnetit të Mirë të UNIFEM-it për mbrojtjen e të drejtave të grave, shkruan Klankosova.tv.
Madje, gjatë vizitës së zhvilluar më 2006, kishin bërë edhe shumë fotografi bashkë.
Në këtë listën për BAFTA, Gashin e futi mediumi amerikan “Variety” që bën parashikimet e nominimeve për çmimet më prestigjioze në botë. Dy aktoret po përmenden si favorite edhe për cmimin Oscar./KultPlus.com