31 Tetor, 2019 - 4:19 pm
Gazeta prestigjioze amerikane “The Washington Post” i ka kushtuar një artikull të veçantë shqiptares Buta Biberaj, e cila është kandidate për postin e prokurores në qarkun Loudon, Virginia, SHBA.
Me më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike, Biberaj ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ishte angazhuar edhe si zëvendës gjykatëse në këtë qark.
Gjatë vitit 2014-2015, ajo u zgjodh presidente e Shoqatës së Avokatëve të qarkut Loudoun “LCBA”, ku së bashku me një grup avokatësh vendas dhe nxënës të shkollës “Douglas” përpiloi programin “Ligji rrugës” (Street Law) që synonte këshillimin e nxënësve për të drejtat e tyre për sa i përket punësimit, si dhe për t’i njohur ata me ligjin penal dhe civil të Amerikës.
Zgjedhjet për këtë post do të zhvillohen javën e ardhshme më 5 nëntor. / KultPlus.com