25 Maj, 2022 - 11:00 am
Gazetarët meshkuj në Afganistan kanë mbuluar fytyrat e tyre ndërsa transmetojnë drejtpërdrejt lajmet, kjo për të protestuar kundër urdhrit të talebanëve që koleget gra të shfaqin fytyrat e tyre në TV.
Gjesti i solidaritetit vjen pasi talebanët shtuan sulmin e tyre ndaj të drejtave të grave në fillim të muajit – duke urdhëruar gratë vajzat të mbulojnë fytyrat e tyre ndërsa ishin në publik dhe të përpiqen të qëndrojnë në shtëpi, përcjell klankosova.tv.
Gazetaret femra afgane kanë shprehur zhgënjimin që prezantimi i emisioneve të gjata në TV është i ndërlikuar, ndërkohë që duhet ta mbani fytyrën të mbuluar. / KultPlus.com