3 Korrik, 2024 - 6:23 pm
Gazetarja shqiptare, Beti Njuma, ka thënë se Kryeministri Edi Rama sot i “vodhi” minutat e fundit në tokë të shkrimtarit Kadare me një paraqitje sipas saj të gjatë e të palavdishme, që ngjanë me një Kongres të Partisë Socialiste.
Gazetarja Njuma më tej tha se në çastet e dhimbjes dhe heshtjes mortore Kryeministri Rama mori stafetën e protagonistit duke treguar se ai është edhe shefi i protokollit të ceremonive mortore dhe proceseve të tjera që lidhen me varrimin.
“Ashtu si Grinçi që vodhi Krishtlindjen, Edi Rama sot vodhi minutat e fundit të ndarjes tokësore të familjarëve, miqve e gjithë shqiptarëve me Kadarenë. Askush nuk ia kishte borxh edhe këtë shfaqje të palavdishme me vdekjen. Në çastet e dhimbjes dhe heshtjes mortore Kryeministri sërish mori stafetën e protagonistit a thua se ishte në një Kongres PS-je, dhe me një fjalim që s’kish të sosur na tregoi se ai është edhe shefi i protokollit të ceremonive mortore, edhe fjalimmbajtësi, edhe varrmihësi edhe përcaktuesi i prehjes së mbrame.
Po sigurisht, nuk është rasti të themi se ra ky mort dhe e njohëm!” thuhet ne shkrimin e gazetares Njuma në facebook/ KultPlus.com