2 Tetor, 2020 - 9:55 am
Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, ndoshta më i dashuri për shqiptarët pas Alain Delon, e përshkroi Ballkanin si një vend fantastik në një intervistë për të përjavshmen “Le Point”.
Aktori i cili njihet për natyrën e drejtpërdrejtë përveçse për talentin e madh si aktor, u shpreh mes të tjerash që i pëlqen shumë Edi Rama.
I pyetur nëse e njihte presidentin francez, aktori Depardieu shprehet se Macron e kishte marrë në telefon kur ishte në Shqipëri.
“Njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon gjithashtu. Atje te ai takova edhe një lider të Kosovës, që kishte bërë edhe burg”, u shpreh Depardieu gjatë intervistës.
“Ballkani po, është vend fantastik… Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij janë të bukura”, u shpreh aktori.
I vendosur përballë pyetjes se “pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…”, Depardieu u shpreh:
“Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…”, tha ai. /atsh/ KultPlus.com