8 Dhjetor, 2023 - 6:15 pm
Drama ‘Gërrdia’ e shkruar nga Astrit Kabashi ka fituarn çmimin e parë si drama më e mirë në konkursin ‘Katarina Josipi’, përjcell KultPlus.
Njoftimin e ka bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në Facebook.
Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e plotë të MKRS-së:
Njoftim për shpalljen e fituesve të Çmimeve të Konkursit të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
Juria Profesionale për vlerësimin e dramave në konkursin e Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2023, sipas konkursit të shpallur publik, ka bërë përzgjedhjen e fituesve si në vijim:
1️⃣ Çmimi i parë: “Gërrdia”
2️⃣ Çmimi i dytë: “Uellsi ka një Mbret”
3️⃣ Çmimi i tretë: “Marshi i hijeve të diellit”
Laureatët e çmimeve, sipas shifrave përkatëse, ftohen të lajmërohen sa më parë sipas udhëzimeve në këtë vegëz:/KultPlus.com