16 Dhjetor, 2022 - 8:30 pm
Gëzim Gashi, djali shqiptar që asnjëherë nuk i harron rrënjët, përkundër suksese të mëdha si menaxher i marketingut, autor bestseller dhe partner në Institutin OCS për Artet dhe Inovacionin në Los Angeles, ku së fundi ka sjell edhe librin e tij debutues “Unlocked: The Power of You”, kthimin në vendlindje, pothuajse gjithmonë me projekte në të mirë të shoqërisë dhe në veçanti rinisë kosovare, e ka qëllim kryesorë, shkruan KultPlus.
Duke qenë edhe vetë folës në Universitetin e Harvardit, Gëzim Gashi një përvojë të tillë ka vendosur ta sjell edhe në Kosovë.
Gashi dhe i pari i vendit tonë, Përparim Rama kanë dhënë sonte lajmin e madh se po lansojnë projektin e ri për rininë e Kosovës të titulluar “UNLOCK KOSOVO”. Ky projekt do të përfshijë ligjërata ekskluzive me mysafirë botëror për rininë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gëzimi përmes një statusi në Facebook i cili është shprehur tejet i lumtur për këtë bashkëpunim me kryetarin Rama duke na dhënë edhe njoftimin e artistja e njohur TESI është duke e promovuar këtë projekt edhe në Neë York.
“NJOFTIM I MADH! Jam i lumtur të ndaj me ju që kam bashkëpunuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe së bashku kemi krijuar UNLOCK KOSOVO – një serial masterclass për të rinjtë e Kosovës. Vjen në fillim të 2023. Më shumë informacion së shpejti.
Faleminderit TESI (@hayitstesi) për shpalljen e projektit me ne në New York City!
Kosovë, kjo është për ty. 🔑❤️”, shkruan Gëzimi, duke dëshmuar se puna e tij për Kosovën është e pandalshme dhe e bën me shumë dashuri.
Për më shumë të reja rreth projektit, KultPlus do të ju njoftojë shumë shpejtë. / KultPlus.com