5 Korrik, 2024 - 3:27 pm
Gezim Gashi, është shqiptari i parë që ka hapur shkollë të muzikës në Amerikë dhe njëkohësisht autori i librit “bestseller” ”Unlocked: the power of you”. Ai është shqiptari më i njohur në Suedi sa i përket botës së artit. Emri i tij është përcjellë gjithmonë me lajme të mëdha dhe me suksese kryesisht në botën e muzikës. Mirëpo, sukseset e tij nuk kanë të ndalur.
Së fundi, Gashi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se do të mbajë një trajnim me 10 studentë në Amerikë, që janë diplomuar në kolegje apo universitete të arteve mediatike, i cili është një program që do i mësojë si të kenë sukses në Entertainment, shkruan KultPlus.
Ai ka njoftuar se kategoritë e praktikës do të përfshijnë animacion, kinematografi, zhvillim, regji, montazh, metia interaktive, lajme dhe shkrime.
Gezim Gashi, për KultPlus ka treguar se ky program është i “Emmys 2024 Summer Intership Awards” që është më prestigjiozi në Amerikë, të cilët çdo verë mbajnë program për talenta të ri që kanë sukses në Entertainment.
“10 studentët e përzgjedhur do të ushtrohen nga unë se si të kenë sukses në Entertainment, unë në vitin 2019 kam hapur një institut që quhet “OSC Institute of Arts and Innovation” dhe jam autor i librit “Unlocked: The Power of You”, të gjithë nxënësit marrin edhe nga një libër që të mësojnë se si të punojnë me potencialin që kanë”, ka thënë Gashi për KultPlus.
Tutje, ai ka treguar se ky bashkëpunim plotësohet nga programi “Television Academy Foundation”.
Gezim Gashi u bë i njohur me suksesin e tij kur u bë shqiptari i parë që hapi shkollën e muzikës në muzikë, si dhe me botimin e librit të tij që u bë ndër më të shiturit.
“Ideja e ‘Unlocked: the power of you’ është se unë besoj se ne duhet të gjejmë narrativen tonë dhe duhet ta pretendojmë atë dhe unë mendoj që mund ta bëjmë atë përmes tregimit dhe ne duhet ta kuptojmë se mënyra se si ne flasim për veten tonë, mënyra se si ne mendojmë për veten tonë me të vërtetë e përcakon edhe njeriun që do të bëhemi“, ishte shprehur ai kohë më parë për librin e tij në NBC News.
Më pas, Gashi tregoi edhe historinë e tij, e për të cilën është njoftuar nga nëna e tij kur ai ishte vetëm 10-vjeç, e që atëherë e ka përdorur këtë histori si inspirim për të arritur çdo gjë në jetën e tij.
“Unë kam lindur më 29 qershor të vitit 1990 dhe më 2 korrik të vitit 1990 në Kosovë ndodhën shumë gjëra pasi Kosova deklaroi pavarësinë nga parlamenti i Serbisë. Dhe ajo çka ndodhi shkaktoi gjenocid ku më pas ushtarët serbë erdhën në spital kur unë isha ende një i sapolindur dhe nëna ime është dashur ta thërrasë babanë tim dhe vëllain e saj për të më marrë mua dhe ata erdhën dhe me larguan nga dritarja. Kur kemi arritur në fshat gjyshja ime ishte gëzuar për mua që isha gjallë dhe që Kosova u bë republikë, e aty vendosi që emri im të jetë Gëzim”, kishte deklaruar Gashi, duke treguar historinë e tij, e cila e ka inspiruar gjatë gjithë jetës./KultPlus.com