16 Dhjetor, 2023 - 1:22 pm
Është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë po organizohet në Kosovë.
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova është kualifikuar në finale të këtij kampionati, duke ia siguruar medaljen e parë Kosovës.
Ai ka mposhtur xhudistin, Petru Pelivan.
Derisa, Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë. / KultPlus.com