Gjenden shenja jete në asterodin Bennu, shkencëtarët zbulojnë prova të forta

2 Shkurt, 2025 - 1:13 pm

Shkencëtarët kanë zbuluar prova të forta për ekzistencën e jetës në asteroidin Bennu.

Në vitin 2020, një anije kozmike e NASA-s mblodhi një mostër nga asteroidi Bennu në një mision tronditës që u zhvillua më shumë se 200 milionë milje larg Tokës.

Kur kampioni u kthye në Tokë, pluhuri u dërgua në laboratorë anembanë botës, përfshirë Britaninë e Madhe, për t’u studiuar nga shkencëtarët.

Tani, analiza ka zbuluar se gjurmët brenda kampionit përmbajnë minerale jetike, të cilat shkaktuan proceset kimike që çuan në një Tokë pjellore dhe të gjallë.

Ekspertët thonë se kjo është prova më e fortë deri më tani se blloqet ndërtuese të jetës siç e njohim ne janë të përhapura në të gjithë sistemin diellor dhe kanë ekzistuar atje për miliarda vjet.

Zbulimi u botua në dy punime shkencore. Njëri argumenton se Bennu ishte pjesë e një bote të lashtë, të lagësht dhe të kripur që u formua në agimin e sistemit diellor. Studimi tjetër zbulon se në kampion u identifikua një “koleksion” i materialeve organike.

Midis tyre janë të pesë bazat azotike – struktura molekulare thelbësore për ndërtimin e ADN-së dhe ARN-së – si dhe aminoacide, të cilat janë blloqet ndërtuese të proteinave./abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme