24 Nëntor, 2019 - 4:08 pm
Këngëtarja dhe aktorja e Koresë së Jugut, Goo Hara, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Seul, ka bërë të ditur policia, shkruan BBC.
Policia thotë se shkaku i vdekjes është ende duke u hetuar.
28 vjeçarja njihet më së shumti si anëtare e grupit K-Pop Kara, të cilit ajo iu bashkua në vitin 2008.
Ajo u shfaq në disa performanca javën e kaluar, pas shtrimit në spital në maj pas një përpjekje të supozuar për vetëvrasje.
Këngëtarja më vonë kërkoi falje se u shkaktoi shqetësime fansave të saj me incidentin.
Goo u gjet e vdekur rreth orës 18:00 me kohën lokale, ditën e diel në shtëpinë e saj.
Postimi i saj i fundit në Instagram, i ndarë me 1.5 milionë ndjekësit e saj të shtunën, ishte një fotografi e vetes në shtrat me titullin “Natën e mirë”. Klan Kosova / KultPlus.com