12 Nëntor, 2021 - 7:30 pm
Arkeologët në Newfoundland kanë zbuluar monedhën më të vjetër angleze të gjetur ndonjëherë në Kanada.
Monedha e rrallë mendohet se është prerë para mbi 520 vjetësh diku mes viteve 1493 dhe 1499.
Sipas BBC, ajo do të shfaqet në një panair turistik më 2020.
Arkeologu kryesor William Gilbert e quajti këtë një zbulim të madh. Më 2001 ekipi i tij gjeti një monedhë elizabetiane në të njëjtën zonë dhe në atë kohë ajo konsiderohej më e vjetra e gjetur në Kanada. Ndërsa kjo që është gjetur tani, besohet të jetë rreth 60 vjet më e vjetër./KultPlus.com