12 Korrik, 2023 - 9:04 am
Gjeologët kryesorë kanë propozuar vitin 1950 si fillimin zyrtar të të ashtuquajturës “Epoka e Njeriut” ose Antropocene.
Gjeologët e ndajnë historinë e Tokës në epoka të ndryshme.
Aktualisht jetojmë në Holocen, që filloi më pak se 12 000 vjet më parë, pas epokës së fundit të madhe të akullit.
Megjithatë, meqenëse kohët e fundit njerëzimi ka ndryshuar masivisht Tokën, përmes emetimeve të gazeve serrë, shkatërrimit të ekosistemeve dhe mjeteve të tjera, ekspertët besojnë se nevojitet një epokë e re.
“Një sekuencë sedimentare shkëmbi nga një liqen i vogël në Kanada duhet të shërbejë si referencë për fillimin e epokës”, njoftoi sot Grupi i Punës Antropocene (AWG).
Konkretisht, studiuesit favorizojnë një shtresë sedimentare nga viti 1950.
Ekspertët vunë në dukje fillimin e epokës njerëzore duke dalluar gjeomarkera në mostrën e shkëmbinjve kanadezë, veçanërisht pasojat radioaktive nga testet e armëve bërthamore pas Luftës së Dytë Botërore.
Këto izotope të plutoniumit janë të zbulueshëm në mbarë botën.
Në mënyrë që të konsiderohet një standard gjeologjik universal, tri organe të nivelit më të lartë duhet ende të votojnë për propozimin e AWG-së.
Një vendim pritet deri në gusht të vitit të ardhshëm. /atsh / KultPlus.com