14 Nëntor, 2023 - 3:00 pm
Gjermania dëshiron të luajë një rol udhëheqës ndërkombëtar në luftën kundër ndotjes plastike në të ardhmen, sipas ministres së Mjedisit.
”Ndotja plastike përfaqëson një ‘stres’ të madh për detin, i cili tashmë po vuan nga kriza klimatike dhe zhdukja e specieve”, deklaroi Steffi Lemke.
Një faktor janë të ashtuquajturat “rrjeta fantazmë”, rrjeta peshkimi që kanë humbur në det dhe tani përbëjnë një kërcënim për kafshët dhe mjedisin.
”Rrjetat fantazmë dhe mbeturinat e tjera të peshkimit tani përbëjnë deri në 50% të mbetjeve plastike në det”, theksoi Lemke.
Prandaj, qeveria gjermane dëshiron t’i bashkohet një nisme ndërkombëtare për të hequr rrjetat nga deti dhe për të parandaluar humbjen e pajisjeve të tjera të peshkimit./atsh / KultPlus.com