19 Mars, 2024 - 1:12 pm
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot një konferencë për media pas mbledhjes me drejtuesit politik të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste.
Atij nuk i ka pëlqyer pyetja e fundit që i është bërë nga gazetarja e Syri TV, Ambrozia Meta, të cilën Rama e ka shtyrë me dorë.
Ramës i reagon gazetarja duke i thënë “Jo ju lutem, mos më prekni më”.
Ky gjest ka ndodhur në fund të konferencës, dhe momenti mund të shihet edhe në profilin zyrtar të Edi Ramës, pasi ai ka qenë ‘live’ gjatë gjithë kohës. / KultPlus.com