15 Janar, 2022 - 2:00 pm
Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore të Kinës publikoi gjetjet më të fundit arkeologjike në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore, duke hedhur dritë mbi aktivitetet njerëzore parahistorike në rajon.
Në një vend prehistorik në prefekturën Ngari, arkeologët zbuluan grumbullime të vazhdueshme stratigrafike dhe zbuluan mbi 5000 pjesë relikte, një numër të vogël eshtrash kafshësh dhe gurë të djegur, si dhe gropa zjarri dhe hiri, bën të ditur “Xinhua”.
Dy lloje të teknologjisë së prodhimit të gurit të zbuluara në vend treguan aktivitetin njerëzor gjatë dy periudhave historike.
Në qytetin Shigatse u zbulua një vendbanim parahistorik që daton rreth 4000 vjet më parë. Po ashtu u gjetën gjurmë të aktiviteteve njerëzore, duke përfshirë varre, vatra zjarri dhe gropa hiri, objekte kockash dhe rruaza zbukuruese.
Administrata tha se vendi ka një rëndësi të madhe për kulturën arkeologjike parahistorike në Tibet dhe kërkimin në përshtatjen e njeriut me mjedisin ekstrem të pllajës me lartësi të madhe, mot të ngrirë dhe mungesë oksigjeni./ KultPlus.com