26 Korrik, 2023 - 9:34 pm
Sot një produkt teknologjik i dizajnuar dhe i zhvilluar nga të rinjtë e Kosovës, është blerë nga gjigandi teknologjik norvegjez Inspera, shkruan KultPlus.
Duke qenë optimist që në të ardhmen do të vazhdohet me formësim të së ardhmes së arsimit, Innovation Centre Kosovo shprehet se kjo blerje e produktit kosovar do të vendosë një standard të ri në ruajtjen dhe mbajtjen e integritetit akademik
“Lajm emocionues Sot, Inspera, lideri në vlerësimin digjital dhe gjigandi teknologjik nga Norvegjia ka blerë me sukses Crossplag – produkt teknologjik #MadeinKosova. Një produkt i dizajnuar dhe zhvilluar nga të rinjtë dhe investitorët e Kosovës, sapo u bë global, dhe ky është një lajm i shkëlqyeshëm për vendin tonë dhe ekosistemin e tij startup & ICT. ICK dëshiron të përgëzojë Besart Kunushevcin, Visar Muhaxherin, Alejtin Berishën dhe gjithë ekipin e ëndërrimtarëve dhe vepruesve.
Kemi qenë të lumtur të dëshmojmë rritjen e Crossplag, dhe sot të gjithë ndjehemi krenarë për këtë arritje të madhe.
Kjo blerje strategjike do të shënojë një piketë të rëndësishme dhe do të vendosë një standard të ri në ruajtjen dhe mbajtjen e integritetit akademik. Besojmë se kjo sindikatë dëshmon se Inspera është më e vendosur se kurrë për të vazhduar formësimin e të ardhmes së arsimit”, thuhet në njoftimin e ICK/KultPlus.com