28 Shtator, 2020 - 2:41 pm
Gjinekologia nga Gostivari, Hatije Ismaili sot dekorohet nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”. Ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë, shkruan Authentic Press.
Hatije Ismaili, u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali (Mosha Pijade – asokohe) dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas, u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë. Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë. Aktualisht punon dhe vepron në Novo Mesto të Sllovenisë. Është doktoreshë e licensuar e mjekësisë, e specializuar në gjinekologji, me një eksperiencë të madhe dhe profesionale në fushën ofurogjinekologjisë.
Në mediat sllovene ajo shpesh konsiderohet si një model integrimi i emigrantëve në shqoerinë sllovene e cila ka thyer stereotipet për gratë emigrante: që ato kryesisht qëndrojnë prapa mureve të shtëpisë, nuk janë të arsimuara, nuk punojnë dhe nuk vijnë në takimet e prindërve dhe orët e fjalimeve në shkollë.
Pas studimeve për mjekësi në Kroaci, ajo u transferua në Novo Mesto 16 vjet më parë, mori një punë si gjinekologe në spitalin e përgjithshëm lokal ku ende punon dhe krijoi një familje. Sot ai ndihet si në shtëpinë e tij në Slloveni. / KultPlus.com