10 Prill, 2022 - 3:46 pm
Një rrugë në një prej lagjeve me përqendrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronx, është emëruar me emrin Fan Noli, përcjell KultPlus.
Për këtë moment të veçantë dhe me rëndësi të madhe për komunitetin shqiptaro-amerikan, ka uruar edhe drejtues i komunitetit shqiptar dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Diasporë, Mark Gjonaj.
“Një moment i madh feste dhe kujtimi për komunitetin shqiptaro-amerikan teksa zbuluam rrugën Fan Noli në seksionin Morris Park të Bronksit, për nder të një lideri, shkrimtari, studiuesi, diplomati dhe themelues i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe Vatrës, e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”, ka shkruar Gjonaj në “Facebook”.
Ky aktivitet është organizuar pikërisht nga Mark Gjonaj, dhe nga VATRA, ndërsa përshëndetën një numër drejtuesish të lartë politik të qytetit, ndërmjet të cilëve dhe Senatori Chuck Schumer. /KultPlus.com