11 Qershor, 2024 - 9:46 am
Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi të dhënat që vijnë nga institucionet e trashëgimisë kulturore (muzeume, kala e site arkeologjike) sa i përket vizitueshmërisë për 5 muajt e parë të vitit 2024.
Kanë qenë muzetë kombëtarë ata që kanë patur rritjen më të lartë të vizitueshmërisë me më shumë se 71%, krahasuar me një vit më parë. Muzetë kombëtarë janë vizituar nga 148,156 persona nga janari-maj.
Ndërsa vizitueshmëria në kalatë dhe monumetet e kulturës arriti në 60,1%, me 66323 vizitorë.
5-mujori i parë i vitit ka sjellë vizitorë të shumtë edhe për parqet arkeologjike, të cilat për periudhën janar-maj u vizituan nga 136,293 persona. Krahasuar me një vit më parë, rritja arrin në 53,3%./atsh/KultPlus.com