Gonxhja: “Albanian Night”, qendra më e madhe etno-kulturore në Ballkan

25 Nëntor, 2024 - 10:31 am

Me rastin e festave të fundvitit, në Tiranë do të hapë dyert, këtë dhjetor, qendra më e madhe etno-kulturore në Ballkan.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të përjetojmë kulturën shqiptare përmes përvojave interaktive dhe shfaqjeve kulturore të frymëzuara nga traditat e hershme.

“Zbuloni ritet dhe zakonet shqiptare nëpërmjet muzikës, këngëve, valleve dhe përvojave kulinare tradicionale. Eksploroni trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare përmes duarve të më shumë se 500 artizanëve shqiptarë të cilët krijojnë vepra unike me metoda krejtësisht artizanale”, shkroi ministri Gonxhja, duke theksuar se, Qendra Kulturore “Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.

“Albanian Night” do të vendosë në dispozicion të artistëve e artizanëve shqiptarë, një hapësirë e cila do të përmbledhë trashëgiminë kulturore nga tërësia e trevave shqiptare në një ambient të vetëm, në zemër të Tiranës, prej më shumë se 2500 metra katrorë sipërfaqe./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme