Gonxhja: Digjitalizim i pasurive kulturore në sitet e trashëgimisë dhe muzetë

21 Dhjetor, 2024 - 9:41 pm

 Specialistët e Muzeut dhe Arkeologjisë përfunduan me sukses trajnimin e parë për fotografimin me teknikat e avancuara RTI (Reflectance Transformation Imaging).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore në Butrint.

Ky trajnim është pjesë e projektit EXPA, që synon ngritjen e kapaciteteve për digjitalizimin e pasurive kulturore në sitet e trashëgimisë dhe muzetë kombëtarë, theksoi Gonxhja.

Ministri nënvizoi se, me pajisjet që tashmë kanë në dispozicion, ekspertët do të mund të dokumentojnë dhe promovojnë pikat kyçe të sitit arkeologjik në Butrintit, duke i ofruar publikut dhe komunitetit shkencor qasje më të gjerë në këtë thesar historik./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme