11 Janar, 2025 - 12:59 pm
Numri i vizitorëve në sitet kulturore, ku historia takohet me të tashmen dhe përcillet ndër vizitorët dhe brezat e të ardhmes, gjatë vitit 2024 shënoi rritje me 31%.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se sitet kulturore gjatë vitit 2024 janë vizituar nga 1 314 999 persona, 31% më shumë krahasuar me 2023.
Pesë sitet më të vizituara janë Kalaja e Gjirokastrës, Parku Kombëtar i Butrintit, Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, Parku Arkeologjik në Shkodër dhe Parku Arkeologjik në Apoloni.
Të dhënat e publikuara nga ministri Gonxhja tregojnë se Kalaja e Gjirokastrës pati numrin më të lartë të vizitorëve, 263 048 gjithsej.
Parku Kombëtar i Butrintit në vitin që lamë u vizitua nga 200 570 vizitorë, ndërsa Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë nga 174 571 vizitorë.
Parku Arkeologjik i Shkodrës u vizitua nga 157 827 vizitorë dhe Parku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga 121 807 qytetarë./ KultPlus.com