19 Maj, 2024 - 5:02 pm
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, muzetë në të gjithë vendin kanë pritur një numër të lartë turistësh, vendas e të huaj.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga muzetë në të cilat janë mbajtur edhe aktivitete artistike e kulturore.
Gonxhja thekson se muzetë ofruan gjatë ditës së shtunë programe artistike dhe ekspozita unike.
“Një ditë e jashtëzakonshme plot me aktivitete, nga ekspozitat unike te punëtoritë kreative deri tek mbrëmjet magjike me programe artistike kuruar në bashkëpunim me bashkitë e vendit, rriti vizitueshmërinë e këtyre siteve në rreth 12,000 vizitorë vetëm dje, 3-fish më shumë krahasuar me vizitueshmërinë në ditë normale!”, nënvizon ministri Gonxhnja.
Ai falënderon të gjithë vizitorët teksa e cilëson një festë të veçantë për dashurinë ndaj kulturës./atsh/ KultPlus.com